Përshkrim
Përshkrim i produktit
Farat Chia janë një nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Farat chia janë jashtëzakonisht të pasura me Omega-3, antioksidantë, vitamina, minerale, dhe fibra.
Farat chia janë të pasurame fibra bimore, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe ruajnë shëndetin e zorrëve.
Rrit ngopjen: farat chia thithin sasi të mëdha uji dhe përhapen në stomakun tuaj, duke ngadalësuar thithjen e ushqimit, duke ju bërë të ndiheni të ngopur.
Burim i shkëlqyeshëm i omega 3. Omega 3 janë të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe zvogëlojnë inflamacionin.
Fara Chia janë plot me antioksidantë: konsumimi i farave chia mbron nga radikalet e lira që dëmtojnë molekulat në qeliza dhe kontribuojnë në plakjen, sëmundjet dhe shumë kancere.
Janë të mirë për kockat dhe dhëmbët sepse është i pasur me kalcium, mangan dhe fosfor, minerale që janë thelbësore për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve dhe parandalojnë osteoporozën.
Rregullon sheqerin në gjak: nëse konsumoni fara chia në vaktet tuaja do të zvogëloni tretjen dhe do të parandalojë nivele të larta të sheqerit në gjak tek diabetikët.
Parandalon grumbullimin e dhjamit në bark: sepse farat chia ndihmojnë në rezistencën ndaj insulinës dhe rrisin ngopjen, konsumimi i tij do t’ju ndihmojë të hani më pak kalori.
Janë të pasura me proteina cilësore, me 14% proteina, farat chia janë një nga ushqimet bimore që përmbajnë më shumë proteina. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të mirë të aminoacideve.
Fara Chia janë shumë të mirë për vegjetarianët dhe nuk kanë gluten dhe janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave për veganët ose vegjetarianët.
Kush duhet ta përdorë?
• të gjithë ata që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e një diete të ekuilibruar
• veganë dhe vegjetarianë
• sportistetë dhe njerëzit aktivë
Përmbajtja
100% organike fara chia (Salvia hispanica)
Si dhe pse janë të mirë?
Farat Chia janë një burim i pasur i kalciumit dhe fosforit. Kalciumi kontribuon në çlirimin e energjisë në metabolizëm dhe funksionimin normal të enzimave të tretjes.Fosfori ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak dhe mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.
Përdorimi
Megjithëse mund të përgatisim vakte të nxehta me chia, efikasiteti më i mirë i vetive të tij do të arrihet duke konsumuar fara termikisht të papërpunuara që përmbajnë të gjitha lëndët ushqyese.
Çdo ditë mund të konsumohen deri në 15 g fara chia.
Vlera usqyese | në prodhim 100gr |
---|---|
Energji | 452 kcal/ 1863 kJ |
Yndyrëra | 32gr |
prej të cilëve të nqopura | 3gr |
Karbohidrate | 4gr |
prej të cilëve sheqerëra | 0gr |
Proteina | 21gr |
Fibra | 32gr |
Kripë | 0gr |
Omega 6 | 8gr |
Omega 3 | 20gr |