Përshkrim
![](https://vitana.mk/wp-content/uploads/2020/09/vitana-organic.png)
![](https://vitana.mk/wp-content/uploads/2020/09/vitana-natural.png)
![](https://vitana.mk/wp-content/uploads/2020/09/vitana-gluten.png)
![](https://vitana.mk/wp-content/uploads/2020/09/vitana-vegan.png)
Përshkrim i produktit
Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 25 përqind e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës, rrjedhimisht këto produkte janë një burim i shkëlqyer proteinash që duhen shfrytëzuar nga vegjetarianët dhe veganët.
hjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Thjerrëzat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit. Thjerrëzat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme. Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra. Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrëfarë yndyre.
Kush duhet ta përdorë?
• të gjithë ata që duan ekuilibrin e organizmit
• veganë dhe vegjetarianë
Përmbajtja
100% Thjerrëzat e kuqe – organike
Si dhe pse janë të mirë?
Konsumimi i thjerrëzave ka shumë përfitime shëndetësore. Për shkak se është e pasur me proteina dhe me pak yndyrë, thjerrëzat janë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për mishin dhe mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Shijoni vaktin tuaj plot proteina me cilësi të lartë bimore!
Përdorimi
Thjerrëza gatuhen thjesht. Ndryshe nga shumë bishtajore të tjera, thjerrëzat nuk kanë nevojë të lagen paraprakisht dhe mund të gatuhen për më pak se 20 minuta. Më mirë të lani para gatimit për të hequr papastërtitë. Më pas vendoseni në një enë të mbuluar me ujë dhe pak kripë, zieni e zbuluar për rreth 15-20 minuta. Pasi të jetë zier, kullojeni dhe shpëlajeni në ujë të ftohtë për të parandaluar gatimin e mëtejshëm.
Vlera usqyese | në prodhim 100gr |
---|---|
Energji | 383 Kcal/ 1623 kJ |
Yndyrëra | 0-3gr |
prej të cilëve të nqopura | 0-0,8gr |
Karbohidrate | 59.4-75.4gr |
prej të cilëve sheqerëra | 0-2gr |
Proteina | 19-28.4gr |
Fibra | 1.2-5.2gr |
Kripë | 0,02gr |